INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Turqia krijon tekste shkollore në gjuhën shqipe dhe boshnjake

Turqia krijon tekste shkollore në gjuhën shqipe dhe boshnjake

Publikuar më: 16:38 03-03-2017

Turqia nis përgatitjen e teksteve shkollore në gjuhën shqipe dhe atë boshnjake, të cilat nga viti i ardhshëm do të futen si lendë me zgjedhje në shkolla. Universiteti i Thrakisë në Edrene të Turqisë ka filluar i pari me përpunimin dhe hartimin e teksteve, raporton agjencia e lajmeve Anadollu. Profesorë të gjuhës shqipe dhe asaj boshnjake janë duke punuar intensivisht për përgatitjen e teksteve, pas miratimit të planit të Ministrisë së Arsimit.
Rektori i Universitetit të Thrakisë, Erhan Tabakoğlu, thotë se ekipi është krenar që merr pjesë në një detyrë të tillë.

“Secilit që i tregojmë, e pranon këtë fakt me kënaqësi. Ky lajm është pritur me gëzim të madh si në Shqipëri, dhe vendet ku flitet gjuha boshnjake. Edhe ata thonë të fusin gjuhën turke. Gjithsesi, ne jemi komunitete farefisnore. Kemi histori dhe kulturë të përbashkët. Edhe kjo afërsi në aspektin gjuhësor do të jetë tregues i afërsisë sonë edhe në shumë aspekte të tjera”

Ndërkohë, Şahin Kılıç, kryetar i Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë në Universitetin e Thrakisë, njoftoi se lënda e gjuhës shqipe dhe ajo e gjuhës boshnjake do të mësohen për klasat 5,6,7 dhe 8. Ai shpreh besimin se këto lëndë në të ardhmen do të japin kontribute të mëdha për rritjen e komunikimit me Ballkanin.

Article Logic
Execution time: 0.003587007522583