INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Turqia lëshon 360 urdhër-arreste. Vijon hakmarrja e Erdogan ndaj përkrahësve të Gulen

Turqia lëshon 360 urdhër-arreste. Vijon hakmarrja e Erdogan ndaj përkrahësve të Gulen

Publikuar më: 12:44 29-11-2017

Prokurorët në Turqi kanë paraqitur urdhër-arrest për 360 persona, të dyshuar si përkrahës të klerikut Fetullah Gulen. Pjesa më e madhe e tyre janë ushtarakë. Ky operacion vjen pas arrestimit të 700 personave javën e kaluar.  Që nga grushti i dështuar i korrikut  të vitit 2016, janë burgosur 50,000 të dyshuar dhe janë shkarkuar rreth 150,000 zyrtarë dhe ushtarak. Erdogan, pretendon se Gulen dhe rrjeti i tij e kanë orkestruar përpjekjen për grushtin e shtetit të vitit të kaluar. Gulen e ka hedhur poshtë këtë akuzë. Turqia këmbëngul se një gjë e tillë nevojitet për të çrrënjosur atë që e quan "shteti i Gylenit" brenda një shteti. Aleatët perëndimorë të Turqisë dhe grupet për të drejtat e njeriut kanë shprehur shqetësim se Ankaraja po i shfrytëzon hetimet për goditjen e atyre që mendojnë ndryshe.

Article Logic
Execution time: 0.0037040710449219