INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Turqia mohon akuzat siriane: Nuk kemi përdorur kurrë armë kimike

Turqia mohon akuzat siriane: Nuk kemi përdorur kurrë armë kimike

Publikuar më: 09:51 19-02-2018

Turqia nuk ka përdorur kurrë armë kimike në operacionet e saj në Siri. Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu tha me bindje se kjo gjë nuk ka ndodhur ndërsa pohoi se Turqia po i kushton vëmendje të veçantë civilëve. Ai mohoi akuzat e forcave siriane kurde dhe një grupi vëzhgues, se Ankaraja kishte kryer një sulm me gaz në rajonin Afrin. Çavusoglu deklaroi se kjo ishte një histori e trilluar dhe propagandë që përdor Partia e Punëtorëve të Kurdistanit. Ministri shtoi se Turqia ka bërë kujdes maksimal për të mbrojtur civilët në operacionin e saj ushtarak. Forcat kurde siriane dhe një grup monitoruesish thanë se ushtria turke ka kryer një sulm të dyshuar me përdorim të armëve kimike, ku mbetën të plagosur edhe gjashtë persona në rajonin e Afrin të Sirisë.

Article Logic
Execution time: 0.003432035446167