Kombëtarja turke arriti të fitonte ndaj Çekisë, me rezultatin që i duhej, por që gjithashtu zbeh shpresat për një kualifikim të Kombëtares tonë. Mesa duket stadimu Stade Bollaert-Delelis nuk është fatsjellës për ne, sepse këtu u mundëm nga Zvicra 1-0 dhe këtu ekipi i Fatih Terim, fitoi 2-0 ndaj Çekisë. Ky rezultat ka bërë që Turqia të rritë gjasat për kualifikim në 1/8 e finales së Euro 2016, duke mbajtur shpresën te ndeshjet e neserme. Turqit kaluan në avantazh që në minutën e 10 me anë të Burak Yilmaz, ndërsa në minutën e 65' ishte Ozan Tufan ai që dyfishon shifrat në 2:0, rezultat i cili nuk ndryshon deri në fund të takimit.