INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Turqia shpall gjendje të jashtëzakonshme për tre muaj

Turqia shpall gjendje të jashtëzakonshme për tre muaj

Publikuar më: 08:01 21-07-2016

Presidenti Erdoan tha se qeveria mbështetur në rekomandimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për 3 muaj në mbarë vendin.

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se se qeveria mbështetur në rekomandimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për 3 muaj në mbarë vendin, shkruan Trt.

Erdoan publikoi vendimet e marra në mbledhjen e Këshillit Kombëtar dhe të Qeverisë, që u mbajtën të mërkurën njëra pas tjetrës.

Tentativa e Organizatës Terroriste Guleniste (FETO) në 15 korrik kishte dështuar falë qëndrimit të vendosur të tij dhe të qeverisë si dhe reagimit të popullit tentativa, u shpreh Erdoan.

“Unë mburrem me popullin tim. Një tentativë për grusht shteti është mposhtur me mençurinë, shkathtësinë dhe vendosmërinë e vet popullit. Ndërkohë kanë humbur jetën 246 njerëz të pafajshëm dhe janë plagosur 1536 nga qytetarët tanë të pafajshëm. Ndjehem krenar me forcat tona heroike të sigurisë”, vijoi ai.

Presidenti tha se qëllimi kryesor i gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur nga qeveria nuk është të ndërpresë demokracinë, përkundrazi është forcimi i saj dhe sigurimi i marrjes së masave të duhura kundër kërcënimit të terrorit.

Ata që nuk kanë ngritur zërin ndaj vendeve që e kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në kushte të pakrahasueshme me kërcënimin që përjeton Turqia nuk mund ta kritikojnë kurrën e kurrës këtë vendim të qeverisë, cilësoi Erdoan.

Presidenti kërkoi nga qytetarët që të jenë të bindur se nuk do të ketë asnjë lëshim për sa i takon demokracisë duke bërë të ditur se edhe Forcat e Armatosura të Turqisë veprojnë së bashku dhe në koordinim me qeverinë.

“Mos të keni asnjë shqetësim. Turqia e kapërceu këtë të papritur”, përfundoi Erdoan.

Article Logic
Execution time: 0.0034868717193604