INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Turqia thyen rekordin, konsumon 4.000 ton bakllava për Festën e Bajramit

Turqia thyen rekordin, konsumon 4.000 ton bakllava për Festën e Bajramit

Publikuar më: 08:12 26-06-2017

Me rastin e festës së Bajramit, prodhimi ditor i bakllavasë në Turqi, që normalisht arrin sasinë 1 000 tonë, u rrit në 4 000 tonë.


Tregjet e Turqisë u mbushën me lloje të ndryshme bakllavaje me rastin e Bajramit.

Mehmet Yildirim, kryetar i Shoqatës Turke të Prodhuesve të Bakllavasë dhe Ëmbëlsirave tha se puna në këtë sektor shtohet me afrimin e Bajramit.

“Prodhimi ditor i bakllavasë në Turqi është mesatarisht 1 000 tonë, prej të cilit vetëm në Stamboll prodhohen dhe konsumohen 200-220 tonë, ndërsa kjo shifër rritet 80 për qind në muajin e Ramazanit”, theksoi Yildirim.

Ai theksoi se bakllavaja është pjesë e rëndësishme e kulturës dhe kuzhinës turke dhe pjesë e pandarë e Ramazanit dhe Bajramit.

Yildirim tha se konsumatorët blejnë bakllava në sasi të mëdha duke filluar një ditë para Bajramit.

“Ne parashikojmë se vetëm gjatë festës së Bajramit sasia e konsumuar e bakllavasë do të rritet për tre deri në katërfish. Ndërkaq, për sa i përket Stambollit, presim që brenda ditës të konsumohen 1 000 tonë bakllava”, tha Yildirim.

Article Logic
Execution time: 0.0034921169281006