INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Turqia tronditet sërish, shpërthen një autokolonë ushtarake

Turqia tronditet sërish, shpërthen një autokolonë ushtarake

Publikuar më: 11:25 18-02-2016

Të paktën shtatë pjesëtarë të ushtrisë kanë vdekur në një shpërthim që ka goditur një autokolonë ushtarake në juglindje të Turqisë dhe një numër i njerëzve janë plagosur, sipas Reuters. Autokolona ishte duke udhëtuar në një autostradë që lidh Dijarbakirin me Bingolin.

Ky është sulmi i dytë brenda dy ditëve në Turqi, pas atij që ndodhi në Ankara pasditen e djeshme.

Sulmi në Ankara la 28 të vdekur dhe rreth 60 të plagosur. Një automjet i mbushur me eksploziv ka shpërthyer gjatë kalimit pranë saj të një autobusi me ushtarë turk në bord.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë mes selisë së Parlamentit dhe një baze ushtarake. Pamjet që vijnë nga vendngjarja tregojnë shtëllunga të mëdha tymi. Ndërkaq, ekipet e ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikëset janë mbledhur menjëherë në zonë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036051273345947