INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Turqia ultimatum Maqedonisë së Veriut: Dorëzo gylenistët

Turqia ultimatum Maqedonisë së Veriut: Dorëzo gylenistët

Publikuar më: 16:18 03-04-2019

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar ka kërkuar nga institucionet e Maqedonisë së Veriut, që të ndërmarrin masa kundër “strukturave terroriste të organizatës Feto”, që veprojnë në territorin e këtij vendi.

“I kemi emrat e disa prej personave kryesorë të organizatës terroriste dhe thellë jam i bindur se ditët e ardhshme institucionet e Maqedonisë së Veriut do të ndërmarrin masa konkrete lidhur me këtë. U besojmë institucioneve të Maqedonisë së Veriut”, ka deklaruar ministri turk i mbrojtjes, Akar pas takimit në Shkup me ministren e mbrojtjes të Maqedonisë, Radmilla Sheqerinska.

Turqia edhe më parë ka kërkuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut që të ndërpresë mbyllë shkollat, që sipas Ankarasë kanë lidhje me lëvizjen e klerikut fetar, Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja zyrtare e fajëson për tentimet e dështuara për puç më 2016. Megjithatë deri më tani zyrtarët maqedonas kanë refuzuar kërkesat e tilla.

Article Logic
Execution time: 0.0051090717315674