Turqia voton ditën e sotme për presidentin dhe deputetët e rinj që do drejtojnë vendin në 5-vjeçarin e ardhshëm.
Presidenti aktual Recep Tayip Erdogan kërkon dhe një tjetër mandat nga shtetasit turq.
Në këtë garë ai do të përballet me 5 kandidat të tjerë, por sipas mediave turke kandidati më i fortë është Muharrem Ince, një ish mësues fizike, i cili u propozua nga partia kryesore opozitare.
Presidenti i tanishëm Recep Tayyip Erdoğan është kandidat i përbashkët i Aleancës Popullore, e cila përbëhet nga Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit (AK Parti) dhe Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP).
Erdogan ka shërbyer si president nga viti 2014 dhe është presidenti i parë turk i zgjedhur me votë popullore. Para kësaj, ai shërbeu si kryeministër nga viti 2003 deri në vitin 2014.