INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Turizëm, ç’ofron Shqipëria këtë vit…[VIDEO]

Publikuar më: 10:15 31-05-2017

Sezoni turistik është shumë pranë dhe pritet si çdo vit një numër i lartë pushuesish. Parashkimet flasin se numri do të shkojë mbi 1 milion, pasi vetëm në prill kanë hyrë në vendin tonë rreth 640 mijë persona. Ajo që dihet me siguri është se vendi ynë preferohet më shumë për klimën dhe plazhet, por çmimet në krahasim me shërbimin lënë për të dëshiruar dhe kjo situatë ka zhgënjyer jo pak pushuesit. Ndaj vitet e fundit kanë dominuar më shumë pushuesit ditorë. Një problem që penalizon turistët në vendin tonë janë dhe çmimet e biletave të avionëve, pasi janë shumë të larta dhe për këtë arsye vetëm në 2016, 457 shtetas të huja kanë përdorur rrugën ajrore për të hyrë në vendin tonë, ndërsa pjesa më e madhe kanë përdorur makinat apo autobusët.
Ajo që ra në sy një vit më parë thonë specialistët e sektorit të turizmit është fakti se problemet në Turqi sollën rritje të pushuesve në vendet të tjera dhe nuk u përjashtua as vendi ynë. Madje hotelet shqiptare, që në muaj e parë, të këtij viti janë përballur me prenotime jo të zakonshme për pushimet e verës 2017. Turistët çekë, polakë dhe sllovakë janë ata që kanë prenotuar më së shumti pushimet në Shqipëri.
Gjithësesi ekspertë janë kritikë në këtë pikë, pasi thonë se Shqipëria është totalisht e paaftë t’i përgjigjet një oferte surprise. Madje parashikojnë dhe rritje çmimesh abuzive në një kohë që investimet kanë ngelur po aty.

Article Logic
Execution time: 0.0038487911224365