INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tusk për marrëdhëniet me Britaninë: BE nuk do të heqë dorë nga vlerat dhe interesat e saj

Tusk për marrëdhëniet me Britaninë: BE nuk do të heqë dorë nga vlerat dhe interesat e saj

Publikuar më: 16:17 04-10-2018

Britania e Madhe planifikon të largohet nga blloku evropian në mars të vitit 2019, mirëpo aktualisht mbetet e paqartë marrëdhënia mes të dy palëve pas Brexitit.
Paqartësitë janë shtuar edhe më shumë muajin e kaluar, ku pas një takimi në Sallsburg, liderët evropianë kanë kundërshtuar planin e kryeministres britanike, Theresa May për marrëdhëniet pas Brexitit duke thënë se plani i saj “nuk funksionon”.
Britania në anën tjetër ka kërkuar nga diplomatët e BE-së që të tregojë respekt për Britaninë në këtë proces.

Por sot Presidenti i Këshiillit Evropian ,Donald Tusk, ka thënë se BE nuk do të heqë dorë nga vlerat dhe interesat e saj themelore në këtë proces.
“Ne ndjejmë shumë keqardhje që Mbretëria e Bashkuar ka vendosur të largohet dhe shpresojmë se do të kemi marrëdhënie më të mira në të ardhmen. Mirëpo askush nuk pret që për shkak të Brexitit, BE-ja të heqë dorë nga interesat e saj themelore”, është shprehur ai.

Article Logic
Execution time: 0.0036890506744385