INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Twitter" mbush sot 10 vjeç

Publikuar më: 14:48 21-03-2016

“Twitter” mbush sot 10 vjeç. Kështu, dhjetë vjet pasi Jack Dorsey publikoi në rrjetin social me fjalët “sapo rregullova twittwr-in tim”, faqja e mikroblogut nisi të bëhet i rëndësishëm në jetën e shumë njerëzve.

Por, për disa persona të tjerë ka qenë ndryshimi rrënjësor në jetën e tyre.
Në këtë 10-vjetor të “Twitter”-it, njerëzit kanë postuar historitë e tyre në. Kështu, Greg Rewis i propozoi për martesë të dashurës së tij në “Twitter”, një postim 140 karakteresh që i ndryshoi jetën.

Për BBC-në, Greg ka thënë se “propozimi nisi si një shaka”. “Isha duke biseduar me Steph (të dashurën) në “Messenger” dhe e pyeta nëse dëshironte të martohej me mua. Ajo tha se nuk ia kisha kërkuar në mënyrën e duhur. Kështu që ia postova në “Twitter”. Thjesht mu duk se ishte momenti i duhur”, është shprehur ai. Greg shënoi propozimin e parë për martesë në mikroblog.

Ndërkohë, të tjerë kanë treguar se në “Twitter” kanë gjetur dashurinë dhe njeriun e jetës. Por 10 vite më pas mikroblogu është bërë mjaft popullor edhe për debatet politike, fushatat elektorale, lajmet e agjencive, të cilat vijnë në kohë reale. Por, ka dhe nga ata që kanë bërë karrierë me anë të “Twitter”-it.

Article Logic
Execution time: 0.0069339275360107