INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Twitter në rrezik, zbulohen mesazhet private

Twitter në rrezik, zbulohen mesazhet private

Publikuar më: 13:27 24-09-2018

Twitter ka thënë për një numër akoma të pazbuluar të përdoruesve, mesazhet e tyre private mund të jenë zbuluar tek palët e treta për më shumë se një vit. Përdoruesit e prekur po njoftohen nëpërmjet një mesazhi që u shfaq kur hapi aplikacionin ose u regjistrua në faqen e internetit të Twitter. "Çështja ka vazhduar që nga maji 2017," tha Twitter.

Instagram Banner

Kompania tha se kishte zgjidhur çështjen menjëherë pas zbulimit të saj, më 10 shtator.Nuk u permend saktësisht se sa përdorues kishte njoftuar, por tha në një deklaratë se ajo ishte më pak se 1% e përdoruesve të tij total. Rrjeti ka 335 milion shfrytëzues aktivë mujor, sipas shifrave më të fundit të firmës, të botuar në korrik. Twitter tha se jo të gjitha mesazhet direkte, të cilat supozohet të jenë private, ndryshe nga tweetet normale, ishin në rrezik, vetëm mes përdoruesve dhe kompanive ,si pershembull linjat ajrore.

Article Logic
Execution time: 0.0043861865997314