INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Ty të ka ofenduar zoti''/ Takimi mes tyre shkoi si mos më keq, Mevlani ofendon rëndë Sindin: Ik moj…[FOTO]

''Ty të ka ofenduar zoti''/ Takimi mes tyre shkoi si mos më keq, Mevlani ofendon rëndë Sindin: Ik moj…[FOTO]

Publikuar më: 10:30 07-01-2021

Raporti mes Sindit dhe Mevlanit në ‘Përputhen’ është përkeqësuar ndjeshëm gjatë puntatave të fundit. Vetëm dy ditë më pare, Sindi u shpreh: “O Mevlan po ta kishin parë femrat në ëndërr një si ty, nuk kishe ngel 33-vjeç këtu në skenë për të kërkuar grua.”

Një ofendim i tillë nuk u prit aspak mire nga publiku, e aq më pak nga Mevlani. Gjatë puntatës së sotme ai ka shpërthyer keq ndaj Sindit, duke e quajtur laraskë.

Po ashtu, ai ishte vonuar në takimin mes tyre. Kjo e ka bërë Sindin të revoltohet shumë duke i thënë se një burrë nuk e bën një gjë të tillë. Mevlani tha se nuk po shkonte në një takim që e kishte me qef dhe se nuk e priste një person i rëndësishëm.

Biseda:

Mevlani: Nuk është se më priste ndonjë njeri i rendësishëm. Nuk po më priste dikush i rëndësishëm që të shkoja me qejf.

Sindi: Ty të duket kjo ndonjë gjë burrërore? Sepse nëse ti nuk doje një takim me mua, mund të kishe thënë fare mirë Sindi nuk dua asgjë me ty. Nëse nuk paskam qenë fare person i rëndësishëm.

Mevlani: Lëre mos bëj si laraskë, na le të flasim. A po bën pyetje? Na lër pra të kthejmë përgjigje.

Sindi: Mos kalo në ofendime të lutem! Kujt i thua ti laraskë m Mevlan? Se pastaj më thua mua. Dua një falje publike prej teje, tani në moment sepse u ofendova nga kjo gjë.

Mevlani: Po s’ka shans të të kërkoj ty falje. 

deqt.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0035779476165771