Arratisja romantike në Meksikë e çiftit të shumëpërfolur të spektaklit sa vjen dhe bëhet më e nxehtë.
Në çdo foto të tyre, Kylie dhe Tyga shfaqen gjithmonë intimë në publik, shpeshherë në skena shumë të nxehta duke mos pyetur për sytë kureshtarë që mund t’i shohin rreth e rrotull. Kryesisht reperi 26 vjeçar i cili duket se nuk i mban dot duart larg trupit fantastik të të dashurës së tij. Dhe kur themi për trupin, natyrisht që e kemi fjalën për të pasmet e Kylie, të cilat këto ditë vështirë se janë fotografuar në ndonjë moment pa duart e Tyga-s përsipër. Dhe jemi të bindur që skenat më të nxehta nuk kanë ardhur ende. Fundja, Kylie mbetet një Kardashian-Jenner.