A ka shpresë për një ribashkim të Tyga dhe Kylie Jenner? Që nga ndarja e tyre ata kanë qenë qendra e vëmendjes dhe ndoshta ka qenë ky qëllimi i reperit dhe më të vë voglës së familjes Kardashian. Tyga deklaroi së fundmi se lidhja me Kylie, e ka lënë disi në hije karrierën e tij muzikore, dhe kjo është arsyeja pse janë ndarë. Pas ndarjes ai menjëherë ka nisur punën teksa ka udhëtuar drejt Xhamajkës, ku po xhiron klipin e tij të ri. Deri këtu gjërat janë mirë, por na lindin disa dyshime, sepse për në Xhamajkë ka udhëtuar edhe Kylie, ama miqtë e tyre thonë se ata kanë mbetur thjesht shokë. Por ylli i Keeping Up With Kardashians ka postuar një foto nga krevati i Tyga dhe madje chatojnë vazhdimisht bashkë. Çfarë do thotë PartyNextDoor tani? Po Demy Rose? Kjo është gjithçka dimë, gjykimet tjera i bëni ju...