Mjaft e lidhëm Tyga-n me Kylie Jenner!
Është koha t’i kthejmë sytë nga muzika e tij. Vetëm 5 ditë më parë reperi publikoi mixtape-in e tij të ri “Rawwest Alive” dhe që tani e kemi klipin më të bukur nga ky projekt. Po flasim për këngën “I Smile, I Cry”, një reflektim i Tyga-s për famën dhe familjen. Video është xhiruar në Paris teksa artisti bën rap, selfie me fansat apo performon në koncertet e tij për ata. E megjithatë pjesa më e veçantë e videos dhe jemi të bindur, edhe e preferuara e Tygas, është kur artisti del me djalin e tij King Cairo në krahë. Mos ndoshta Tyga po përpiqet të konkurrojë me Chris Brown si babai i vitit? Këtë nuk mund ta themi me siguri, edhe pse çfare bie më shumë në sy është mungesa e të dashurës Kylie Jenner. Më paë është përfolur gjatë për një ndarje që më pas u përgënjeshtrua. Të jetë ky hapi përfundimtar që e sheh artistin 26 vjeçar larg (ish) të dashurës bukuroshe?