Duket se femrat e familjes Kardashian janë mallkim për meshkujt.
Scott Disick kohët e fundit ka vizituar një psikiatër duke u përpjekur për të shpëtuar veten nga mallkimi “Kardashian” pasi është i bindur se iu ndodhin gjëra të këqija të gjithë atyre që frekuentohen me vajzat e kësaj familjeje.
Dhe tani është pikërisht ish-i i Kylie-t, reperi Tyga ai që ka thënë se lidhja me yllin e reality show-t e ka zbehur karrierën e tij muzikore. Tyga duket se po merr frymë lirisht pas ndarjes nga Kylie . Ai është shprehur se tani e ka kuptuar se talenti i tij ishte lënë në hije pasi ishte eklipsuar nga ajo. “Vetëm tani mund të shkëlqej vërtet”, thotë Tyga. 26 vjeçari gjatë një intervisitë të dhënë të premten në Big BoyTv tha se ishte duke shijuar faktin e të qënurit jashtë hijes Kardashian/ Jenner.