IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Tyga: Nuk e poshtërova unë Paul McCartney-n! Ja si është e vërteta...

Tyga: Nuk e poshtërova unë Paul McCartney-n! Ja si është e vërteta...

Publikuar më: 17:02 17-02-2016

Lajmi që Paul McCartney nuk u lejua te futet në festën pas çmimeve Grammy të organizuar nga Tyga i la të gjithë pa fjalë.

Por duket se nuk ishte faji i reperit 26 vjeçar. Vetë Tyga kërkon të shfajësohet nëpërmjet Twitter duke thënë se ai nuk ishte në dijeni që “Sir Paul” ishte i pranishëm atje dhe se nuk kishte arsye pse t’ia ndalonte hyrjen “një legjende”. Sipas artistit amerikan faji është i truprojeve në hyrje ndërsa saktëson se ai vetë nuk është përgjegjës për kë futet dhe del nga dera, pasi ai thjesht performon. McCartney ndodhej me gruan e tij, bateristin e Foo Fighters Taylor Hawkins dhe këngëtarin Beck kur pyeti me ironi truprojet “Duhet të jemi më të famshëm se kaq?”.

Duket ironike po të mendosh që legjenda e Beatles ka fituar diku tek 20 çmime Grammy, praktikisht sa shumë artistë të tjerë të pranishëm në festë të mbledhur së bashku. Ndoshta po të kishte qenë i shoqëruar nga Kanye, me të cilin ka bashkëpunuar për të realizuar këngë, të tilla probleme nuk do të ekzistonin për yllin britanik. Megjithëse edhe Kanye në këngën e tij me Rihannan dhe McCartney-n e vuri këtë të fundit t’i binte kitarës ndërkohë që ai vetë dhe këngëtarja 27 vjeçare ishin të vetmit që këndonin. Ndoshta Paul-it ia bëri vetë koka.

Përditësime të fundit bëjnë me dije nga përfaqësues të klubit Argyle se artistit 73 vjeçar nuk iu ndalua hyrja në klub, por ishte ai vetë që u largua pasi po kërkonte festën e Mark Ronson, që ishte në një klub tjetër. Ata shtojnë gjithashtu që "sir McCartney natyrisht që mund të futej në rast se do të dëshironte".

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0040168762207031