Kot nuk thonë që pija i nxjerr të gjitha!
Kylie Jenner duket shumë e lumtur me familjen e saj, por Tyga ndihet shumë i vetmuar dhe po gjen ngushëllim te pija. Aq shumë saqë ka filluar të qajë për dashurinë e shkuar.
Kylie ka krijuar një familje me Travis Scott me të cilin janë bërë prindër të një vajze të quajtur Stormi, por kjo nuk e ndalon reperin 28-vjeçar t’i provojë të gjitha mundësitë për të folur sërish me Kylie.
“Tyga është në tur muzikor në Europë, por kjo nuk e ka ndaluar fiksimin e tij për Kylie Jenner pasi ende e çmend atë me telefonata. Ai zakonisht e telefonon atë kur është i pirë dhe qan për t’i treguar se sa i vetmuar është pa të.”, është shprehur një burim i afërt i Kylie për Hollywoodlife.com.
Tyga, të pish një shishe alkool dhe të flasësh në të njejtën kohë në telefon me ish-in nuk është kurrë një ide e mirë.