Telenovela vazhdon!
Për 9 muaj, Kylie Jenner e ka mbajtur të fshehtë shtatzëninë e saj dhe fakti nëse ajo ishte në një pritje të ëmbël apo jo ishte dilema më e madhe e mediave rozë. Më 1 shkurt erdhi në jetë Stormi Webster, vajza e Kylie Jenner dhe Travis Scott, por si fansat e shumtë ashtu edhe reperi Tyga, ish-i dashuri i Kylie, pretendojnë se vajza është e tij.
Fillimisht sajti i njohur hollyëoodlife.com bëri me dije se Tyga ka kërkuar një fotografi të Stormi-t pasi ka lexuar thashethemet online se vajza e porsalindur ngjan me djalin e tij King Cairo ndërkohë që më pas i ka kërkuar ndihmë nënës së Kylie, Kris Jenner për të bërë testin e ADN-së, sepse do të bindet plotësisht nëse Stormi është vajza e tij apo e Travis Scott.
Gjatë gjithë kësaj kohe, të gjithë kemi pritur të fliste Travis i cili ka folur për vajzës disa javë pas lindjes së saj. I pyetur nga fotografët "Si është bebi", Travis ka kthyer një përgjigje shumë të ëmbël që ka pushtuar mediat.
"Ajo është e bukur", ka thënë reperi duke folur kështu për herë të parë për vajzën e tij.