INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tyga shokon: Do të bëja seks me Kim, por do të martohesha me Kylie!

Tyga shokon: Do të bëja seks me Kim, por do të martohesha me Kylie!

Publikuar më: 16:46 28-01-2016

Nuk është një situatë tipike në familjet e tjera, por dihet se Kardashianët nuk janë dosido, veçanërtisht kur bëhet fjalë për seksin. Në një lojë të rrezikshme “Fuck, Marry or Kill” të luajtuar gjatë emisionit Kocktails ëith Khloe, të moderuar nga Khloe K, Tyga e liroi thesin duke i treguar të gjitha. Intervista provokuese natyrisht që nuk ishte dhe aq rastësore pasi në fund të fundit Khloe është një Kardashian dhe diçka që Kardashianët e njohin mirë është provokimi dhe sigurisht seksi.

Duke luajtur “Fuck, Marry, Kill”, reperi 26 vjeçar u pyet në lidhje me vajzat Kardashian, dhe përgjigja e tij ishte se me shumë mundësi do të shkonte në shtrat me Kim, do të martohej me Khloe dhe do të vriste Kourtneyn. Por loja nuk zgjati shumë, pasi ylli i hitit “Stimulated” kaloi në deklarate personale dhe të sinqerta, ku tha se do të martohej me të dashurën e tij aktuale, Kylie Jenner. Është i papritur rrëfimi i tij, ashtu si edhe fakti që Tyga dhe Kylie janë ende të lidhur pasi u përfolën shpesh për një (apo dy) ndarje të bujshme. Por dihet tashmë se në telenovelën Kardashian skenaristi ndërron mendje shpesh.

Article Logic
Execution time: 0.0038280487060547