Kylie Jenner dhe i dashuri Tyga përjetuan disa momente shumë intime, të cilat kur vjen puna te bukuroshja 18 vjeçare nuk janë kurrë private.
E keni parasysh, ajo është një sensacion i rrjeteve sociale dhe nuk mund të mbajë për vete asnjë moment. As çaste të tilla me buzën vesh më vesh, ose më mirë të themi buzë mbi buzë. Ajo u shfaq me Tyga në disa postime Snapchat ku çifti ndodhej në klub duke u "varur" tek njëri-tjetri si dy të dashur gjimnazi. Dhe në fakt gjithmonë e harrojmë që Kylie 18 vjeç është dhe nuk mund të gjykohet për këtë fakt. Dyshja dukej shumë e nxehtë dhe ndërkohë që motra e vogël e Kim po shijonte këngën, reperi i saj i preferuar po bënte gjithçka përveçse të kishte mendjen tek muzika apo çdo gjë që nuk ishte e lidhur me Kylie. Seancat e puthjeve u japin shkelmin përfundimtar zërave, sipas të cilëve ekzistojnë probleme mes një nga çifteve më të përfolura të botës së spektaklit. Për të mos folur pastaj për duart e Tyga që studiuan të gjithë "anatominë" e Kylie. Ata dolën me disa miq për të festuar te Hyde në Los Angeles. Dhe shpresojmë që miqtë të mos kenë qenë single, sepse përndryshe duhet të jenë penduar që dolën.