INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Tymi i duhanit dëmton bebin. Nikotina grumbullohet në trup para shtatëzanësisë [Video]

Publikuar më: 17:53 06-01-2017

Ekspozimi ndaj tymit të cigares edhe para se gruaja të mbetet shtatëzënë mund të ndikojë negativisht tek bebi. Ky është zbulimi tronditës i një studimi të ri të kryer nga Universiteti Duke që merret me kërkime shkencore në SHBA. Gjatë dekadave provat kanë treguar se gratë shtatzëna që pijnë duhan apo që janë konsumatore pasive të tymit të cigareve ( që e marrin nga ambjenti edhe kur nuk e pijnë vet), kanë më shumë gjasa që të lindin fëmijë me dëmtime në tru , gjë që ndikon tek të mësuarit dhe te sjellja e tyre. Këto rezultate  ka të ngjarë të vënë nën presion zyrtarët e shëndetësisë që të vendosin politika shumë të rrepta për pirjen e duhanit. Studiuesit paralajmërojnë se kimikatet e nikotinës në cigaret elektronike mund të jetë po aq të rrezikshme.  Sipas tyre, studimi tregoi qartë se nuk ka asnjë fazë në të cilën tymi i duhanit është i padëmshëm për fetusin në zhvillim.  Mjekte tani po përpiqen që të tregojnë se si efektet e kimikateve destruktive zgjasin në trupin e femrës, për një kohë të mjaftueshme aq sa të dëmtojnë fetusin. Ekspozimi gjatë shtatzënisë ndaj tymit të cigareve dëmton rajonet e trurit të fetusit, përfshirë këtu të mësuarit, kujtesën dhe përgjigjet emocionale.

Article Logic
Execution time: 0.003654956817627