Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me qytetarët e Kukësit tha se në zgjedhjet lokale, kjo bashki do të fitohet nga kandidati i Partisë Socialiste.
Shefi i qeverisë nuk kurseu as opozitën duke shtuar se problemi më i madh i saj është paaftësia për të fituar ndaj tyre. Ndërkohë ai pohoi se qarku i Kukësit do të përfshihet nga një sërë investimesh, si aeroporti por edhe stadiumi i ri.
Mirëpo kryeministri Rama u prit me tymuese dhe kapsollë si në Has ashtu edhe Kukës. Qindra të rinj vazhduan protestën në bulevardin kryesor të qytetit teksa kërkonin largimin e Ramës.