INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të paftuarit, të ftuarit dhe kritikët e Edi Ramës

Të paftuarit, të ftuarit dhe kritikët e Edi Ramës

Publikuar më: 11:38 28-12-2015

Pritja e fundvitit me gazetarët nga Kryeministrit Edi Rama shoqërohet me zhurmë mediatike. Kjo, jo thjeshtë për faktin se përfaqësuesit më të lartë të medias janë në një tryezë me shefin e ekzekutivit, por ajo që merr më shumë vëmëndje janë pikërisht ftesat e munguara, ato të refuzuara, e jo rradhë herë dhe fjalimet që gazetarët zgjedhin të mbajnë përballë shefit të qeverisë.

Në pritjen e këtij funviti ishin të shumtë ata që refuzuan ftesën e shefit të qeverisë. Emrat më në zë të gazetarisë: Andi Bejtja, Andi Bushati, Fatos Lubonja, Nikolle Lesi, Arian Çani, Mustafa Nano dhe Çim Peka, Enton Abilekaj, refuzuan të ulen në tryezën e fundvitit me Kryeministrin Edi Rama.  

Jo pa zhurmë mediatike kaluan fjalimet e mbajtuara në këtë takim si dhe bisedat informale me Kryeministrit dhe të ftuarve.

Gjatë shkëmbimit të pikëpamjeve mes Ramës dhe të pranishmëve lidhur me problematikat media-pushtet, tonet janë ngritur disi nga Ylli Rakipi. Në një bisedë informale mes shefit të qeverisë dhe gazetarit Ylli Rakipi, ky i fundit ka lëshuar kritika ndaj këshilltarit të Kryeministrit, Endi Fuga.  

Lutfi Dervishi ishte zgjedhur të mbante një fjalë në darkën e Kryeministrit në Pallatin e Brigadave. Ajo që shqetëson gazetarin e njohur janë pikërisht mediat e korruptuara, ndaj nuk kurseu një këshillë për shefin e qeverisë.

Dervishi deklaroj: “Një falënderim i veçantë i takon sonte kryeministrit që nuk ka ftuar ambasadorin amerikan Donald Lu..

Ju e dini që ai e ka për zemër dekriminalizimin. Këtë vit z. Lu është marrë me dekriminalizimin 3 pushtete: Kuvendin, Qeverinë (e mbani mend që ka folur për ministra të korruptuar) dhe Drejësinë!

Po të ishte sonte këtu Ai do të merrej edhe me pushtetin e katërt..dhe do të thoshte:

“Prova ime për korrupsionin është shumë e thjeshtë! Nëse keni marrë ndonjëherë leje ndërtimi apo tendera ne shkëmbim të një politike editoriale në favor të pushtetit  jeni një media e korruptuar…edhe nëse e ke bërë këtë vetëm një herë, ke thyer besimin e publikut dhe nuk je media e pavarur!

Një kriter tjetër shumë i thjeshtë: nëse ulni kokën dhe shikoni kyçin e dorës dhe keni një orë që kushton sa rrogat e papaguara prej muajsh të gazetarëve atëherë ka të ngjarë të jeni njerëz të korruptuar…në shpirt!

Këshilla ime për kryeministrin është: mos shko në televizione që nuk paguajnë gazetarët apo i paguajnë me vonesë! Shqipëria është vend anëtar i NATO-s nuk shkon që gazetarët më lehtë të marrin kredi në bankë se rrogën në vendin e punës!”

Mira Kazhani ishte një tjetër gazetare që ishte përzgjedhur që t’I drejtohej të pranishmëve me një fjalë. E pashpresë tek Rilindja, gazetarja Mira Kazhanin  deklaroj:

“Nuk kam shpresë te Rilindja, por vetëm te Zaho që të rritet sa më shpejt dhe të dalë më në fund një burrë që të ta mbledh më shumë se Ilir Meta.”

Article Logic
Execution time: 0.0040149688720703