Një tren ka dal nga shinat dhe ka rënë në një autostradë në shtetin e Uashingtonit, duke shkaktuar disa viktima. Dy vagona të trenit përfunduan në autostradën më poshtë duke rënë mbi disa makina. Tren i pasagjerëve të Amtrak doli nga shinat të hënën në mëngjes, në mbikalimin ndërshtetëror 5, në rrethin e Pierce, Ushington. “Ka disa njerëz të vrarë në tren”-raportoi zëdhënësi i Zyrës së Sherif Qarkut Pierce.
“Disa drejtues të automjeteve që u goditën nga vagonat e trenave të rënë pësuan plagë, por nuk ka viktima në mesin e njerëzve në makina”, tha zyra e Sherifit. "Është shumë e tmerrshme”-tha Troyer . Ai foli për shumë viktima por nuk mund të jepte një numër të saktë. Imazhet nga vendngjarja tregojnë shërbimet emergjente që trajtojnë njerëzit në terren. Amtrak konfirmoi se kishte pasur lëndime.