Donald Veshaj është padyshim personazhi më i përfolur ditën e sotme.
Nga më i pëlqyeri ai u kthye në më të kritikuarin nga publiku pas shfaqjes së afrimitetit me Beatrix Ramosaj.
Takimi i tij me ish të dashurën Bora Zemani brenda shtëpisë dhe puthja që shkëmbyen u kthye në videot më virale dhe një numër i madh jo vetëm nga publiku por edhe fytyrat publike u bënë fanse të dyshes.
Përkundër që kishin muaj të ndarë dhe gjatë takimit e lanë të sqaroheshin jashtë, Donaldi dha tjetër shenjë duke i dërguar një qafore në tre vjetorin e lidhjes së tyre, qafore që Bora e mbajti në disa shfaqje të saj televizive.
Sipas Semit, e eleminuara e fundit e shtëpisë dhe shoqja e ngushtë e Borës, moderatorja i kishte kthyer një shenjë Donaldit, por nuk i ishte dhënë nga produksioni, arsyeja nuk dihet!
Deri më tani Bora nuk ka bërë asnjë reagim me situatën.
Por të kthehemi vite më pas. A e keni ditur se Donaldi ka qenë i fejuar për katër vite para se të niste lidhjen me moderatoren?
Ish e fejuara e tij quhet Sara dhe është një personazh jo publik, e cila jeton në Milano dhe është Interior dhe Graphic Dizanjere.
Është i habitshëm fakti se Sara edhe pse prej kohësh e ndarë me Donaldin nuk ka fshirë gjurmët e tij në profilin e saj në Instagram, madje ajo ruan shumë foto me aktorin, që të tjerët i kanë bërë “tag”.
Edhe në profilin e saj ndodhet një foto me Romeon që duket se kanë gëzuar një raport shumë të mirë.