INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U akuzua nga Ledjana se ishte shkaku që u NDA me Mevlanin, si reagoi Antonela?! Ja ç'bëri ish-konkurrentja!

U akuzua nga Ledjana se ishte shkaku që u NDA me Mevlanin, si reagoi Antonela?! Ja ç'bëri ish-konkurrentja!

Publikuar më: 15:28 19-07-2021

Trekëndëshi Antonela, Mevlan dhe Ledjana u kthye sërish në qendër tê vëmendjes.

Para disa ditësh Ledjana foli për herë të parë për arsyet që quan në ndarje duke akuzuar Antonelën si shkakun kryesor.

“Siç dihet ne xhironim përpara. Ditën që unë dhe Mevlani jemi deklaruar për njëri-tjetrin Antonela e ka ditur, madje një ditë përpara Mevlani i ka thënë që shiko, unë vërtetë e pëlqej Ledjanën. Ajo e ka ditur një ditë përpara që ne do dilnim çift dhe ç’bën? Ditën që ne do deklaroheshim ajo del në studio afër Borës dhe thotë unë tërhiqem. Domethënë ishte komplet skenë se ajo e dinte deklaratën tonë. Antonela nuk është tërhequr kurrë sepse unë isha në makinë me Mevlanin kur ne dilnim, apo kur më përcillte në shtëpi dhe ajo vazhdonte akoma e telefononte. Ajo i shkruante dhe kërkonte sërish të dilte çift me të. Unë jam tërhequr plotësisht sepse ata të dy kurrë nuk i kanë mbyllur marrëdhëniet me njëri-tjetrin. Çdo gjë që ne kemi bërë ka qenë reale, të paktën për mua si Ledjanë. Zënkat që janë bërë unë i kam përjetuar vërtetë keq”, tregoi Ledjana, e cila menjëherë mori një kundërpërgjigje nga Mevlani me paralajmërimin se së shpejti do të flasë ai për të zbuluar të vërtetat.

 

Por si reagoi “e akuzuara Antonela”?!

Për habinë e të gjithëve përkundër akuzave dhe se ju përmend emri aq shumë nga Ledjana, Antonela nuk ka reaguar akoma me as edhe një status.

Bjondja seksi ditëve të fundit ka publikuar vazhdimisht foto nga pushimet ku ka treguar se po kalon qaste të mira dhe se nuk është duke e “qarë kokën” se çfarë po flitet.

 

E habitshme kjo pasi dihet debatet e vazhdueshme mes vajzave por si duket Antonela ka vendosur të përgjigjet në këtë mënyrë.

Article Logic
Execution time: 0.0034241676330566