INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U akuzua për pedofili me dëshmi të rreme nga 2 fëmijët shqiptarë, pritet të dalë nga burgu pas 11 vitesh [FOTO]

U akuzua për pedofili me dëshmi të rreme nga 2 fëmijët shqiptarë, pritet të dalë nga burgu pas 11 vitesh [FOTO]

Publikuar më: 12:16 12-03-2017

Një punëtor bamirësie i dënuar me 20 vjet burg për abuzimi seksual ndaj fëmijëve në Shqipëri do të lirohet, pasi dy prej akuzuesëve kanë pranuar se kanë dhënë dëshmi të rreme në gjykatë. David Brown, nga Edinburgu, po qëndron prej 11 vjet pas hekurave, pasi u dënua me 20 vjet nga dëshmitë e dy djemve që ishin banorë në një shtëpie ku ai ndihmonte fëmijët me probleme ekonomike. Por djemtë, tashmë të moshës 18 dhe 22 vjeç kanë pranuar se kanë gënjyer në atë kohë, pasi sipas tyre policia dhe një psikolog u kanë bërë presion atyre për të ngritur pretendime të rreme.

Rrëfimet e reja të dy paditësve në gjykatë do të çojnë kështu në lirimin e Brown. Duke folur për Daily Mail nga qelia e tij e burgut, ai tha se do të qëndrojë në Shqipëri për të vazhduar misionin e nisur prej tij vite më parë.

Ndërkohë, njëri prej dëshmitarëve kundër Brown, Andon Qoshlli tani 22 vjeç tha se do të tërheqë provat që ai ka dhënë në gjykatë kur ishte 13-vjeç.

"Psikologu dhe oficeri i policisë më shtynë të them se David ka abuzuar me mua. Ai nuk e bëri dhe më vjen keq që ai është në burg. Unë dua ta shoh atë jashtë burgut dhe të përqafoj. David na mori nga rruga dhe na dërgoi në shkollë", tha Qoshlli.

Ndërkohë,  dëshmitari i dytë Denis Aliu thotë se ai ishte tmerruar kur ishte vetëm 6 vjeç, kur u keqtrajtua nga policia për të thënë se Broën kishte abuzuar me të.

"David nuk duhet të jetë në burg. Isha shumë i vogël në atë kohë dhe i thashë gjykatës atë çfarë më udhëzoi psikologu”, tha Denisi, i cili sot është 18 vjeç.

Brown udhëtoi në Shqipëri në vitin 2000, pasi u përfshi në misione bamirësie. Ai ka ndihmuar fëmijët romë që lypin në rrugë dhe i ka mbështetur ato me ushqim dhe të holla.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035350322723389