INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U akuzua për përfitime personale, këngëtarja shqiptare anulon fushatën për mbledhjen e fondeve: Me mijëra herë më keni thyer hundën ... [FOTO]

U akuzua për përfitime personale, këngëtarja shqiptare anulon fushatën për mbledhjen e fondeve: Me mijëra herë më keni thyer hundën ... [FOTO]

Publikuar më: 17:51 28-11-2019

Disa personazhe të njohur kanë krijuar fushata për mbledhje fondesh për shqiptarët e prekur nga tërmeti. Njëra prej tyre ka qenë edhe Linda Halimi, e cila ka nisur mbledhjen e fondeve ‘online’. Por duket se shumë prej ndjekësve të saj nuk e kanë besuar dhe e kanë akuzuar se Linda do i përdorë paratë e mbledhura për përfitime personale. Për këtë arsye këngëtarja ka vendosur ta fshijë fushatën dhe ka reaguar publikisht. Linda ka treguar se nuk do përfitonte kurrë nga të tilla situata, aq më tepër që ka gjithçka që dëshiron në jetë.

“E fshiva fushatën me GoFundMe! Shumë dramë… Njerëzit po mendojnë se e kam për përfitime personale, shumë absurde dhe qesharake! Duhet të jesh pa zemër fare të fitosh personalisht në kohë tragjedie! Më vjen keq që edhe pasi kam bërë donacione të ndryshme brenda këtyre dy ditëve (e kam bërë me zemër e dashuri), populli im, njerëzit e mi, dyshojnë në qëllimet e mia, vetëm pse nuk jetoj në Shqipëri. Më besoni nuk kam mbetur në lekët e fituara të GoFundMe, sepse deri më tani s’më mungon asgjë falë Zotit. Lutem për ju dhe shpresoj t’ju lehtësohen dhimbjet dhe të mos përsëriten më kurrë këto kohë të rënda! Paqe dhe dashuri”, ka shkruar Linda në ‘Instagram’.

IMG_20191128_150623-e1574950020463.jpg

Më pas ajo ka shtuar se pavarësisht se shumë herë e kanë ofenduar, sërish vazhdon t’ju jetë mirënjohëse atyre që e kanë mbështetur dhe besuar gjithmonë.

 4d8f712f-dbc5-4cd7-95fe-15397b63d0e1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.004321813583374