INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U akuzua publikisht se e ofendoi me fjalë banale Angela Martinin, shikoni sesi ka reaguar komentuesja[FOTO]

U akuzua publikisht se e ofendoi me fjalë banale Angela Martinin, shikoni sesi ka reaguar komentuesja[FOTO]

Publikuar më: 12:14 09-01-2018

Para disa ditësh bëri goxha bujë fakti që një vajzë shqiptare me emrin Iliriana Tahiraj e ka ofenduar banalisht në rrugë virtuale Angela Martinin.

Vajza i komentonte ish-misit shqiptar në çdo foto me bashkëshortin e saj Dragos, duke e ofenduar dhe duke i thënë që Angela po e zhvat e duke e quajtur ku*vë.

Angela është shokuar nga këto komente, dhe ka vendosur të publikojë me një qetësi epike të gjithë mesazhet e Ilirianës dhe profilin e saj në Instagram.

"Si mund të flasë një vajzë kështu? Ndjehem e shokuar" ka shkruar Angela Martini pasi ka publikuar profilin e Ilirjanës.

Pikërisht pas kësaj ngjarje ka reaguar Iliriana Tahiraj, vajza e akuzuar se ka ofenduar banalisht Angelën, me një postim në profilin e saj në facebook.

“SHOKUESE!

Miq dhe dashamires deshta t'iu njoftoj qe instagrami im eshte hakuar,ku t'njejten kohe edhe kane shfrytezuar INSTAGRAMIN tim me bo ofendime ndaj personave duke filluar nga ANGELA MARTINI e deri tek te afermit e mi,duke shfrytzuar emrin(profilin)tim.E tere ndergjegjia mbetet mbi hakuesin.

ME KEQARDHJE JU KERKOJ FALJE atyre personave qe jane ofenduar nga ato fjalë që fatkeqsisht sjanë të shkruar nga unë.

Ju faleminderit per mirëkuptim”, ka shkruar Iliriana në postimin e saj në facebook pas akuzave që u bënë publike nga Angela Martini për ofendimet me mesazhe që kanë ardhur nga një profil në Instagram me emrin e Iliriana Tahirajt ku mesa duket ka qenë dora e fshehtë e dikujt që ka bërë këtë xhest të ulët.

serp_fj9023.PNG

 

opa_rjf9023.PNG

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036430358886719