INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U akuzua se sajoi aksidentin e rëndë, Arjan Konomi reagon i revoltuar

U akuzua se sajoi aksidentin e rëndë, Arjan Konomi reagon i revoltuar

Publikuar më: 16:25 13-07-2022

Para disa ditësh Arjan Konomi bëri aksident në Jordani ku për pak humbi krahun. Ai iu nënshtrua menjëherë operacionit dhe fatmirësisht gjërat shkuan mirë. 

Së fundmi, me anë të një videoje të publikuar në Instagram, Arjani ka treguar se disa ndjekës e kanë akuzuar për trillim. Sipas tyre, opinionisti e ka sajuar aksidentin sepse në videot e postuara ai shfaqet një herë me dorën e djathtë në allçi dhe herën tjetër me dorën e majtë. 

Arjani është detyruar t'i sqarojë të gjithë teksa është shprehur: Tungjatjeta miq, doja të ndaja me ju një shqetësim sepse përveç halleve e problemeve që kemi tani më duhet të lexoj dhe shumë komente në TikTok dhe në Instagram. Me një pyetje të çuditshme që thonë: Si ta shpjegojmë Arjan një herë ke dorën e majtë në allçi një herë ke dorën e djathë. Dora ime në allçi është kjo dhe është e njëjta, me sa arrita të kuptoj është problemi i kamerës. Kur xhiron përpara del në këtë pamje, kur më xhiron dikush mua del i transformuar krahu. Unë e kam formimin dhe pjekurinë që të mos sajoj gjëra se s’u çmenda të shtrohem në spital dhe të vej dorën në allçi përse, se çfarë arrita nuk e kuptoj. Na lini rehat me këto pyetje e me këto idiotizma se s’jua kemi oreksin.

Article Logic
Execution time: 0.004256010055542