INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U akuzua se vodhi votat e deputetëve të PD-së, reagon Taulant Balla: Ja si qëndron e vërteta [VIDEO]

U akuzua se vodhi votat e deputetëve të PD-së, reagon Taulant Balla: Ja si qëndron e vërteta [VIDEO]

Publikuar më: 18:32 18-12-2017

Pas akuzave ndaj Taulant Ballës, se kishte votuar sot për kryeprokuroren e re të përkohshme, Arta Marku, në vend të një deputeti të PD-së, vjen reagimi i kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Ky i fundit në një mesazh në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, mohoi akuzat, ndërsa theksoi se pasi opozita ‘grabiti’ disa karta votimi të deputetëve të PS, ai ishte i detyruar që të zëvendësonte ato me katër karta të kolegëve që mungonin.

MESAZHI I BALLES
Lidhur me akuzen se une apo ndonje koleg i imi paskemi votuar ne vend te deputeteve te PD kam vetem nje pergjigje: pas grabitjes me dhune te kartave te votimit te deputeteve Musa Ulqini, Ervin Bushati, Ulsi Manja, Alket Hyseni nga Monika Kryemadhi kemi qene te detyruar te zevendesojme kartat me kater karta deputetesh te tjere qe nuk merrnin pjese ne votim, sa kohe qe karta jek aksesin ne sistemin e votimit.
Lidhur me aktin e paprecedente te zonjes Monika Kryemadhi shikoni kete video se si sulmon deputetin Ulsi Manja. Pa fjale….

Article Logic
Execution time: 0.0014371871948242