Siç tha dhe Brad Pitt, divorci me Angelina Jolie shkaktoi ferrin, dhe jo vetëm për atë që tashmë është ish çifti.
Ndër akuzat që aktorja 41 vjeçare kishte bërë ndaj bashkëshortit të saj, përtej atyre për drogë dhe alkool, ishte dhe tradhëtia me aktoren franceze Marion Cotillard. Nuk mund të vononte shumë dhe tashmë kemi dhe një reagim nga bashkëprotagonistja e Pitt në filmin “Allied”. Burime pranë familjes së Cotillard bëjnë me dije se ajo ndjehet e shkatërruar që është marrë zvarrë në këtë çështje. Sipas saj, ajo është shumë e lumtur me partnerin aktual Guillaume Canet dhe zërat se ajo mund ta ketë tradhëtuar me Pitt kanë tronditur jetën e saj personale.
Jolie kishte punësuar një detektiv privat për t’i zbuluar, dhe sa mundësi ka që të ketë shpifur gjithçka, apo që ai thjesht të ngatërronte femrën me të cilën mund të kishte qenë Pitt me një fituese të çmimit Oscar si Cotillard? Dhe sa ironike do të ishte që Brad ta kishte tradhëtuar Angelinan me një aktore në setin e xhirimit, ashtu siç bëri me atë vetë pas kurrizit të Jennifer Aniston?