INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U akuzuan se nxorën sekretin shtetëror, dënohen me 7 vite burg gazetarët

U akuzuan se nxorën sekretin shtetëror, dënohen me 7 vite burg gazetarët

Publikuar më: 12:32 03-09-2018

Një gjykatë në Mianmar ka dënuar dy gazetarë të Reuters me 7 vite burg për shkeljen e një akti të sekreteve shtetërore gjatë hetimit të dhunës kundër Rohingyas. Wa Lone dhe Kyaw Soe Oo u arrestuan ndërkohë që mbanin dokumente zyrtare të cilat sapo u ishin dhënë nga oficerët e policisë. Ata kanë kërkuar pafajësinë duke thënë se gjërat janë planifikuar nga policia. Ky rast është një provë e cenimit të lirisë së shtypit në Mianmar. "Nuk kam frikë,"-tha Wa Lone, një nga dy gazetarët, pas vendimit. "Unë nuk kam bërë asgjë të gabuar, besoj në drejtësi, demokraci dhe liri". Dy gazetarët ndodhen në burg që nga arrestimi i tyre në dhjetor 2017. "Sot është një ditë e trishtuar për Mianmarin, gazetarët Reuters Wa Lone dhe Kyaw Soe Oo, dhe lirinë e shtypit kudo,"-tha kryeredaktori Reuters, Stephen Adler. Gjyqtari Ye Lwin tha në gjykatë në Yangon se gazetarët kishin për qëllim të dëmtonin interesat e shtetit. "Dhe ata janë shpallur fajtorë nën aktin e sekreteve shtetërore,"-tha ai. Mbrojtës të lirisë së shtypit, Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe shtete tjera, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Kanadanë dhe Australinë kanë bërë thirrje për lirim të gazetarëve. Gazetarët po mblidhin dëshmi për ekzekutimin e 10 burrave nga ushtria në fshatin Inn Din në Rakhinë e veriut. Gjatë hetimeve të tyre, u ofruan dokumente nga dy oficerë policie, por u arrestuan menjëherë pas kësaj për posedimin e këtyre dokumenteve. Autoritetet më vonë filluan hetimin e tyre në vrasjet, duke konfirmuar masakrën dhe duke premtuar të ndërmarrin veprime kundër atyre që kishin marrë pjesë. Të dënuarit mund të apelojnë vendimin në Gjykatën rajonale dhe më pas në atë Supreme.

Article Logic
Execution time: 0.0035529136657715