INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U alarmua regjimi i vitit 1989, telefonata nga Amerika i hutoi të gjithë:

U alarmua regjimi i vitit 1989, telefonata nga Amerika i hutoi të gjithë: "Dua të martohem me Eli Farën"

Publikuar më: 15:49 09-11-2017

Kjo telefonatë alarmoi të gjithë funksionarët e regjimit komunist në vitit 1989.

Telefonata që u bë nga përtej atlantikut ishte për Eli Farën, e çuditshme në fakt por e vërtetë  sipas gazetarit Dashnor Kaloçi i cili e ka botuar këtë shkrim në gazetën Shqiptare.

Më poshtë do të ndiqni shkrim i plotë:

Dashnor Kaloçi

Edhe pse kishte kaluar gjysma e dytë e vitit 1989">1989 dhe në mjaft prej shteteve të Europës Lindore kishin filluar të ndiheshin “erërat” që vinin nga përtej Atlantikut, në Shqipërinë komuniste dukej se nuk po frynte e nuk po lëvizte asgjë dhe “ujerat” rrinin po në vend?!

Madje dukej sikur gjërat po shkonin mbrapsht dhe situata po përkeqësohej gjithnjë e më shumë për shkak të gjendjes ekonomike tejet të vështirë që po kalonte vendi, gjë e cila lidhej direkt me politikën e izolimit që vazhdonte të aplikonte Tirana zyrtare me udhëheqjen e saj.

Si rezultat i kësaj, edhe në art e kulturë vazhdonte e njëjta gjë dhe diktati i regjimit komunist vazhdonte të ndihej po njëlloj te shkrimtarët e artistët, madje për vetë famën, emrin, autoritetin apo dhe disa privilegje që kishin e gëzonin ata te dhe ndaj shtresës tjetër të shoqërisë shqiptare, diktati dhe kontrolli partiak e shtetëror ndaj tyre ishte edhe më i fortë e më i rreptë. Jo vetëm kaq, por partia dhe shteti nëpërmjet “organeve kompetente” (Sigurimi i Shtetit), vazhdonte të futej dhe ndërhynte thellë deri në jetën private të njerëzve të artit e kulturës, njëlloj si në periudhën më të vështirë që kishin kaluara ata, atë të pas Festivalit të 11 të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, e Plenumin e V-të të Komitetit Qendror të PPSH-së.

Kjo gjë, veç të tjerash, si dhe në dokumentet e ndryshme arkivore të publikuara në faqe të ndryshme të këtij libri, bëhet e ditur edhe nga këto që po publikojmë në këtë kapitull, ku udhëheqja më e lartë partiake e shtetërore e regjimit komunist të Tiranës, është alarmuar pas një telefonate që është bërë nga SHBA, lidhur me këngëtaren e njohur Eli Fara.

Siç do të shohim edhe në dokumentet në fjalë, ajo që vihet re nga përmbajtja e tyre, nuk është vetëm fakti që ka të bëjë me ndërhyrjen në jetën private të këngëtares së famshme, për të cilën janë vënë në alarm dhe lëvizje krerët më të lartë të udhëheqjes shqiptare të asaj kohe, (Lenka Çuko, anëtare e Byrosë Politike dhe sekretare e Komitetit Qendror, Simon Stefani, anëtar i Byrosë Politike, sekretar i Komitetit Qendror dhe ministër i Punëve të Brendshme, Reiz Malile, anëtar i Komitetit Qendror dhe Ministër i Punëve të Jashtme, Anastas Kondo, funksionar i lartë për Artin e Kulturën në Komitetin Qendror, JorgoMelica, Kryetar i Komitetit për Marrëdhënie Miqësore dhe Kulturore me jashtë, etj. etj.), as “statusi” i fortë i personit që interesohej të lidhte jetën me këngëtaren në fjalë, gjë e cila natyrisht lidhej dhe vinte për shkak të origjinës dhe gjendjes së tij shoqërore, si një shqiptar që jetonte e punonte jashtë, madje në SHBA, por ndikimi dhe autoriteti i madh që ai kishte tek udhëheqja e lartë shqiptare e asaj kohe?!

Kjo gjë shihet më së miri te raport-informacioni që ka bërë për udhëheqjen e lartë, Kryetari i Komitetit për Marrëdhënie Miqësore dhe Kulturore me Jashtë, Jorgo Melica, ku shqiptari i diasporës, Agim Z…, në bisedën telefonike, e ka trajtuar atë, (Jorgo Melicën), as më pak dhe as më shumë, por si një vartës të bindur të tij… Jo vetëm kaq, por aty duket se Melica nuk ka pasur guximin ta kundërshtojë atë për asnjë gjë nga ato që ai i ka kërkuar, madje të zbatojë urdhrat e tij për të takuar ata persona që ai (Agim Z…) i ka sugjeruar dhe në fund të bisedës telefonike me shumë mirësjellje, apo më saktë me shumë frikë, i ka uruar dhe punë të mbarë bashkëbiseduesit që fliste nga SHBA-ja?!

Sjellja përulëse e kreut të Komitetit të Kulturës ndaj “shqiptarit nga SHBA”, vinte pasi Melica e njihte shumë mirë potencën apo statusin që kishte Agim Z…, te “shokët e udhëheqjes” në Tiranë, pasi vetë ai (Jorgo) në vitin 1986, me anë të një raporti zyrtar, ka njoftuar eprorët e tij në udhëheqjen më të lartë lidhur me Agim Z… dhe gjithë aktivitetin dhe “punët” që ai kryente në SHBA, nëpër botë dhe në Shqipëri kur vinte për vizita pune… lart. Nuk dihet me saktësi nëse Agim Z… ka pasur vërtet takime dhe biseda me këngëtaren e famshme Eli Fara, apo ato që përmenden në raport-informacionin e Melicës kanë qenë thjesht dëshira apo fantazira të tij…?! Por, sa më sipër, nuk do të kishte dhe përbënte asgjë të keqe fakti, nëse ai ishte takuar vërtet dhe njihej me këngëtarensimpatike korçare, apo dhe të kishin bërë plane së bashku, ashtu siç thuhet në raportin “Tepër sekret”, për një takim të tyre, kur ajo do të ndodhej në Greqi me Ansamblin “Korça”, ku Eli kishte filluar karrierën e saj si këngëtare.

Gjithnjë sipas dokumenteve në fjalë, ndryshe nga dashamirësia e regjisores së famshme Vera Grabocka, e cila i paska sugjeruar Agim Z… që: “…nuk duhet që ta bisedojë me Komitetin ose shoqëruesin, por problemin e martesës me Eli Farën, t’ia ngrejë shokut Spiro Dede, i cili ka influencë tek udhëheqja dhe mund ta ndihmojë që të bëhet kjo martesë me Agimin”. Jorgo Melica, sipas orientimeve, porosive apo urdhrave që ka marrë nga “shokët e udhëheqjes”, nuk kanë tentuar ta thërrasin Eli Farën dhe ta këshillonin atë, (që të hiqte dorë nga ajo lidhje, apo të njoftonte e të merrte leje në organet kompetente përkatëse), por ata kanë njoftuar Ministrinë e Brendshme për ndjekjen e saj?! Po kështu sa më sipër, “shokët e udhëheqjes”, nuk kanë tentuar dhe nuk kanë guxuar që për këtë problem, të këshillonin, as Agim Z…, duke i thënë se problemi i martesës me këngëtaren Eli Fara, duhej të zgjidhej jo në rrugë miqësore, por në rrugë ligjore si gjithë shtetasit e tjerë shqiptarë.

Por ata kanë zgjedhur rrugën më të shkurtër, atë të survejimit dhe ndjekjen nga Sigurimi i Shtetit për këngëtaren e njohur, ashtu siç ndodhte rëndom në atë kohë për të gjithë shkrimtarët e artistët dhe jo vetëm. Ashtu si dhe në pjesën më të madhe të dokumenteve të këtij libri, edhe këto publikohen të plota, por duke mos zbuluar identitetin e plotë të personazhit kryesor për të cilin bëhet fjalë në këtë kapitull.

……………………………………….

Fleta e parë e “Dosjes Eli Fara”

Sektori i Arsimit

V 1989">1989

Tepër – kujdes

Informacion i ardhur nga Komiteti i Marrdhënieve me Botën e Jashtme (Sh. Anastas) për Eli Farën

……………………………………….

Tepër sekret

Shokut Aanstas Kondo

Bashkëlidhur ju dërgoj një informacion lidhur me një bisedë që kosovari,Agim Z…. që banon në SHBA ka patur në telefon me shokun JorgoMelica. Mundësisht problemi që trajtohet të shihet me kujdes.

Reiz Malile

Tiranë, 25 korrik 1989">1989

……………………………………….…..

Shënimet me shkrim dore ne letrën e ministrit Reiz Malile

Shoqja Lenka

Sapo më erdhi ky njoftim i shokut Reiz Malile

Mendoj që duhet të njiheni dhe ju me të dhe

ǒporosi t’i japim. Është një histori e turbullt

Anastas

25 korrik 89

……………………………………….

Përgjigjia e Lenka Çukos

E bisedova me shokun Simon

e ata po e ndjekin si problem

Lenka Çuko

……………………………………….

Komiteti Nr 188

I n f o r m a c i o n

Më datën 22.8.1989">1989, më morri në telefon nga Kanadaja kosovariAgim Z…. Çentralisti i shërbimit me jashtë, pa më pyetur fare nëse doja të flisja apo jo, më lidhi direkt: Foli këtu Agim Z….? Agimi më pyeti: “Si jeni shoku Jorgo”? Të flas nga Kanadaja. Të fala keni dhe nga Ademi. Ai po punon për materialet dhe së shpejti do t’u njoftojë”. E pyeta: Po ju si shkoni? Dhe ç’ne tani në mëngjez? Keni ndonjë gjë urgjent? Më tha, tani këtu është ora 2. Sa mbarova drekën u interesova të të pyes nëse ju ka thënë gjë shoqëruesi Hulusi Hizmo, mbasi kur isha atje i kam thënë diçka për Eli Farën? I thash, s’di gjë. Hulusiu është me pushime dhe nuk e kam takuar. Të lutem më tha ai, takoje dhe interesohu për problemin tim. I thashë, tani e kam të vështirë se njerzit janë me leje, megjithatë do pyes. Pastaj Agimi më pyeti: A e ke takuar Reiz Begën? I thashë jo. Agimi u habit dhe më tha: Si ore nuk e ke takuar, ai ka disa ditë që ka ardhur në Shqipëri. Unë i kam thënë atij të interesohet për problemin tim. I thashë do ta takoj. Më falenderoj. I urova shëndet dhe punë të mbarë. Bëj të fala, tha, Shokut Spiro Dede.

Më datën 24.7.1989">1989, Izmini Haxhiu, punonjës i Muzeut Kombëtar, më informoi se më datën 22.4.1989">1989, e ka marrë në telefon AgimZ….. dhe i ka thënë: Kur kam qenë në Tiranë, kam biseduar me Eli Farënqë të martohem. Eli Fara ka rënë dakort që të martohet më të, dhe djalin që ka nga martesa e parë, nuk do ta marrë me vete. Sipas Izminit, Agimi i ka thanë që Eli Fara më datën 15 gusht do të shkojë me Ansamblin “Korça” në Greqi dhe atje do ta presi Agimi për ta marrë me vete.

Kur ka qenë këtu, këtë problem, Agim Z….. e ka biseduar me Vera Grabockën, regjizore në televizion, e cila sipas Izminit, i ka thanë se; që të rregullohet kjo punë, nuk duhet që ta bisedojë me Komitetin ose shoqëruesin, por problemin e martesës me Eli Farën, t’ia ngrejë shokut Spiro Dede, i cili ka influencë tek udhëheqja dhe mund ta ndihmojë që të bëhet kjo martesë me Agimin.

Nga burime të tjera, mësojmë se kur ka qenë Agimi këtu, është takuar me Eli Farën, dhe Agimi e ka shoqëruar, dhe në ditën e largimit ka lënë dhe një pako me dhurata.

Për të gjitha këto, vumë në dijeni Ministrinë e Punëve të Brendëshme.

Njoftuam dhe Drejtorinë e PTT se nuk na duket i drejtë veprimi i tyre se pa marrë mëndimin tonë, na lidh direkt me një person me jashtë.

Jorgo Melica

Tiranë, më 24.7.1989">1989

Article Logic
Execution time: 0.0042829513549805