INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U alarmuat kur Facebook doli jashtë funksioni? Ja benefitet në shëndetin mendor, kur nuk e përdorni rrjetin social [FOTO]

U alarmuat kur Facebook doli jashtë funksioni? Ja benefitet në shëndetin mendor, kur nuk e përdorni rrjetin social [FOTO]

Publikuar më: 13:02 19-04-2019

Tani, një studim zbulon se pas një jave të heqjes dorë nga Facebooku, shëndeti mendor i njerëzve përmirësohet ndjeshëm. 

Një studim zbulon se pas heqjes dorë një javë nga Facebook, shëndeti mendor i njerëzve përmirësohet ndjeshëm.

Ne e dimë se mediat sociale nuk janë të dobishme për shëndetin tonë mendor – shumë studime kanë gjetur lidhje midis kohës së gjatë të përdorimit të Facebookut dhe depresionit, ndjenjave të zilisë, izolimit dhe vetëbesimit të ulët.Studimet e shumta kanë konstatuar se mediat sociale janë të dëmshme për mirëqenien tonë prandaj pse nuk mund ta kontrollojmë vetveten?

Një pjesë e arsyetimit mund të jetë për shkak të një iluzioni mashtrues midis pritshmërisë qe kemi nga Facebook dhe nga ajo që në të vërtetë përfitojmë prej tij.

Studimi i publikuar në Siberfiziologji, Sjellje dhe Marrëdhënie Sociale ndau dy mijë njerëz, mesatarisht 34 vjeç, në dy grupe. Një grup do të vazhdonte me përdorimin e tyre të Facebookut si
zakonisht. Grupi tjetër do të pushonte për një javë.

Para dhe pas periudhës së studimit, pjesëmarrësit iu përgjigjën pyetjeve të hartuara për të kuptuar qëndrimet e tyre rreth Facebookut dhe mënyrat e tyre të përdorimit.

Disa ishin përdorues aktivë, që do të thotë se kanë postuar fotografi dhe statuse dhe disa ishin përdorues pasivë, të cilët thjesht kalonin kohën duke shfletuar kryefaqen.

Forbes shkruan se ata u pyetën për gjendjen emocionale dhe për shëndetin e tyre mendor, duke përfshirë lumturinë, vetminë, depresionin, vendosmërinë dhe zemërimin.

Pas një jave, njerëzit që kishin hequr dorë nga Facebooku ishin më të mirë në disa aspekte. Ata kishin më shumë mirëqenie dhe përfitonin më shumë nga jeta e tyre, por vetëm nëse kishin qenë përdorues shumë aktivë në të kaluarën. Ata të cilët nuk e kishin përdorur Facebook-un në masë të madhe nuk kanë vërejtur të njëjtat përfitime, shkruhet në përkthimin e BM.

“Studimi ofron prova të arsyeshme që dalja nga Facebook të çon në nivele më të larta të mirëqenies njohëse dhe afektive”, shkruan autori i studimit Tromholt Morten në artikullin e tij. “Pjesëmarrësit që pushuan për një javë nga Facebooku raportuan nivele të larta të kënaqësisë së jetës dhe një gjendje emocionale të përmirësuar ndjeshëm”. Një trend i ngjashëm u gjet për ndjenjën e zilisë në Facebook. Ata që nuk kishin tendenca të zilisë nuk shihnin ndonjë efekt nga pauza nga Facebook, por ata që dalloheshin me shkallë të lartë të zilisë, panë reduktime të ndjeshme në ato ndjenja pas pauzës nga Facebooku.

Nëse Facebooku është aq i dëmshëm, pse vazhdojmë ta përdorim çdo herë e më shumë? Një pjesë e problemit, sipas disa studimeve të tjera, është se njerëzit bëjnë “gabime në parashikim”, ku presin shumë rezultate dhe lumturi nga përdorimi i Facebookut. Ata supozojnë se do të jenë më të lumtur pas një periudhe në Facebook, por në fakt ata nuk gjejnë lumturi siç mendojnë. Dhe ky problem i parashikimit mund të shpjegojë fenomenin e varësisë tek përdoruesit. Nëse nuk jeni të gatshëm ta lini përfundimisht Facebookun, ekziston mundësia që thjesht ta përshtatni sjelljen tuaj, thotë autori i studimit, sipas llojit të përdoruesit që jeni. Për shembull, nëse dikush është një përdorues i madh i Facebook, duhet ta përdorë Facebook më pak për të rritur mirëqenien. Dhe nëse dikujt i duket se ndjen zili në Facebook, duhet të shmangë shfletimin e tëpërt të postimeve në Facebook. Nëse përdoret Facebook në mënyrë pasive, thjesht duke shfletuar postimet, duhet të reduktohet kjo lloj sjelljeje. “Por ai shton se për shkak të gabimeve parashikuese për disa prej nesh mundësia e vetme mund të jetë “të heqësh dorë përfundimisht nga Facebooku”.

Natyrisht, kishte disa kufizime në studimin, i cili zgjati vetëm një javë, kështu që është vështirë të thuhet se si do të vazhdojë të ekzistojë ky fenomen. Gjithashtu, sjelljet e njerëzve nuk u gjurmuan, prandaj është e mundur që njerëzit edhe të kenë bërë mashtrime gjatë ushtrimit dhe të kenë hapur llogarinë e tyre të Facebookut fshehurazi. Por, duke pasur parasysh efektet e rëndësishme dhe hulumtimet paraprake mbi këtë fenomen, është ndoshta shumë e sigurt të supozohet se Facebook ka disa efekte negative për diza njerëz. Për shumicën, natyrisht, ka edhe përfitime prej tij, të cilat studimi nuk i ka vërejtur.

Article Logic
Execution time: 0.0039680004119873