INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U arrestua gjatë protestës, merret vendimi për Klevis Balliun

U arrestua gjatë protestës, merret vendimi për Klevis Balliun

Publikuar më: 15:25 09-05-2019

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën “detyrim paraqitje” për ish-deputetin Klevis Balliu, i akuzuar për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Më herët, Prokurori kishte kërkuar për Balliun “arrest shtëpie”, gjë që është rrëzuar nga gjykata.

Ish-deputeti Klevis Balliu u arrestua gjatë protestës së Unazës së Re.

Edhe për tre të arrestuarit e tjerë u vendos e njëjta masë. Banorët e zonës së 'Astirit', së bashku me Balliun dy ditë më parë tentuan të pengojnë kalimin e kryeministrit Rama që do shkonte tek një fabrikë mielli, dhe u konfrontuan me policinë.

Article Logic
Execution time: 0.0039150714874268