Dalin detaje të reja nga çështja e arrestimit të këngëtares Fjolla Morina, në pikën e kalimit Kufitar në Kukës, ku policia i sekuestroi një armë zjarri me 23 fishekë.
Sipas Shqiptarja.com, ekspertiza e mjekut gjinekolog në spitalin e Kukësit, ka dalë në përfundimin se këngëtarja e arrestuar është dy muajshe shtatzënë. Pavarësisht këtij elementi të ri që ka dalë gjatë fazës së hetimit, prokuroria e Kukësit, ka çuar në gjykatën e rrethit kërkesën për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, për këngëtaren Fjolla Morina. Seanca gjyqësore pritet të zhvillohet ditën e nesërme në ambjentet e gjykatës, ku Morina do dalë përballë gjykatës ku sigurisht do japi dhe pretendimet e saj. Kërkesën “Arrest në burg”, prokuroria e Kukësit do kërkojë edhe për biznesmenin nga Kosova por me qëndrim në Belgjikë, Fysnik Syla si dhe shoferin e Fjolla Morinës, Fitim Mujin, të cilët ishin me këngëtaren në atë moment.