INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U arrestua pasi e denoncoi Arbenita për dhunë, merret një tjetër vendim për FERON

U arrestua pasi e denoncoi Arbenita për dhunë, merret një tjetër vendim për FERON

Publikuar më: 13:37 04-08-2023

Feronit Shabani i njohur si Fero, duket se është liruar nga paraburgimi.

Kështu ka lënë të kuptohet me anë të një fotografie që ka ndarë me ndjekësit në InstaStory. Në këtë imazh, ai shfaqet me një mik të tij, i cili i ka uruar mirëseardhjen.

Kujtojmë që atij iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh pasi dyshohej për dhunë në familje. Rreth tri javë më parë u raportua se Fero kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, modelen Arbenita Ismajlin.

Ata kanë bashkë një vajzë të quajtur, Nina.

640-0-64cbdf51c8cb1.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0035350322723389