U arrestua sot gjatë tentativës për tu arratisur në Bullgari, por i dyshuari si pjesëmarrës në grabitjen e Rinasit rezulton të ketë kandiduar më parë në zgjedhjet lokale.
Bëhet fjalë për 32-vjeçarin Elton Pikli nga Kruja, me zanat kasap në këtë qytet. Deri tani nuk rezulton që Pikli të ketë patur të shkuar të errët kriminale, si disa nga pjesëmarrësit e tjerë në grabitje.
Madje, ai në vitin 2011 ka kandiduar në zgjedhjet lokale për këshilltar të Këshillit Bashkiak të Krujës, nën siglën e partisë Aleanca Arbnore Kombëtare.