INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U arrestua për skandal seksual, lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili

U arrestua për skandal seksual, lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili

Publikuar më: 18:25 30-06-2017

Shukri Xhelili, ish kryebashkiaku i Dibrës i dënuar pasi u përfshi në një skandal seksual, është liruar nga burgu pas përfundimit të dënimit. Xhelili është liruar ditën e sotme nga burgu. Xhelili u përfshi në një skandal korrupsioni me një vajzë, së cilës i kërkonte seks në këmbim të punës.

Ka qenë Apeli i Krimeve të Rënda që ka ndryshuar akuzën muajin e shkuar për ish-kryetarin e Bashkisë së Dibrës duke i lehtësuar dënimin. Apeli vendosi se Xhelili duhet të akuzohet vetëm për marrëdhënie seksuale duke shpërdorur detyrën e mbetur në tentativë dhe jo për korrupsion pasiv.

Duke e deklaruar të fajshëm për këtë akuzës, Apeli ka vendosur dënimin përfundimtar me 1 vit e 8 muaj burg për Xhelilin. Ky dënim është 1 vit më u ulët se dënimi i Shkallës së Parë, në janar 2017, sipas të cilit ish-zyrtari u dënua me 2 vjet e 8 muaj burg.

Xhelili është arrestuar në vitin 2016 dhe duke llogaritur kohën e qëndrimit të paraburgim, e ka shlyer dënimin dhe është liruar nga qelia disa ditë më parë.

Article Logic
Execution time: 0.0032720565795898