Arrestimi i Andrew Tate në Rumani po komentohet shumë në rrjet, ku së fundmi po publikohen edhe disa intervista të tij ku ai parashikonte se një gjë e tillë do të ndodhte.
Ndërsa ora dhe data e intervistave nuk janë zbuluar, një fragment me video është shpërndarë në Twitter nga reperi britanik Zuby.
E gjithë kjo ka ndodhur vetëm disa orë pasi Andrew Tate u arrestua me akuzën e trafikimit të qenieve njerëzore, përdhunimit dhe krimit të organizuar.
Ndërsa Zuby refuzoi të trajtonte arrestimin, ai theksoi një moment “ogurzi” të kapur në intervistën e Andrew Tate, ku ai trajton ndikimin dhe influencën e tij, kulturën e anulimit dhe eliminimin e mundshëm të tij.
Ndërkohë edhe një tjetër video po bëhet virale në TikTok, sërish e një interviste të Tate. Ai shprehet se është një njeri me shumë influencë dhe “ata” janë munduar që ai të heshtë dhe të “shesë shpirtin e tij.”
“Janë munduar që unë të shes shpirtin, të firmos kontrata, më kanë ofruar shumë para, që të bie dakord me “këtë e me atë” dhe unë nuk do ta bëj. Kështu që ata thonë: “Është ky person me shumë influencë, ne i kemi ofruar mudnësinë të shesë shpirtin dhe ai nuk do ta bëjë dhe çfarë do të bëjëm për këtë: Ta akuzojmë për diçka dhe ta fusim në burg. Dhe nëse ajo nuk funksionon kemi një “ups aksident me makinë. Shpresoj që të marr frymë për sa kohë të jetë e mundur, të shpëtoj botën. Nëse më arrestojnë për një budallallëk, nuk e kam bërë unë, nëse thonë që kam vrarë veten, nuk e kam bërë as këtë. Është e gjitha një gënjeshtër”– shprehej Andrw Tate.