Policia e Tiranës ka arrestuar të riun nga Kosova, i cili akuzohet se prej disa muajsh përndiqte moderatoren e “Top Channel”, Luana Vjollcën.
Ajdin Morina kishte një vit e gjysmë që e përndiqte, ndërsa mbrëmjen e së hënës është parë afër pallatit ku jeton Luana. Policia ka marrë sinjalizim për këtë veprim të të riut dhe është vënë menjëherë në lëvizje, duke qenë se e kishte person të shpallur në kërkim. Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, shërbimet e Komisariatit nr. 1 kanë bërë arrestimin e tij në pikën kufitare të Morinës, në tentativë për t’u larguar në drejtim të Kosovës. Megjithëse është përndjekur dhe shqetësuar vazhdimisht nga 29-vjeçari, Luana Vjollca sërish ka pasur një lutje për policët, në momentin që është thirrur për të dhënë deklarimin e saj. Ajo u ka kërkuar atyre që të silleshin mirë me të riun nga Gjakova, paçka se ai e kishte shqetësuar aq shumë. “Ju lutem mos vini dorë”, u është drejtuar Luana efektivëve të Policisë në Komisariat.
KALLEZIMI
Moderatorja e njohur dhe e dashur për publikun, Luana Vjollca, përfundoi në Prokurori disa ditë më parë për shkak të një personi që e përndiqte dhe i sillte shqetësime. Prezantuesja shumë e ndjekur dhe e komentuar e ka denoncuar këtë person në Prokurorinë e Tiranës, pasi është shprehur se i ishte kthyer në burim stresi. Burime nga Policia thanë se pas denoncimit që Vjollca kishte bërë në organet ligjzbatuese, është bërë identifikimi dhe shpallja në kërkim e të dyshuarit. Ky i fundit u arrestua dje, teksa tentonte të largohej në drejtim të Kosovës. “Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 29 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka TIRANE Policia e Tiranës ka arrestuar të riun nga Kosova, i cili akuzohet se prej disa muajsh përndiqte moderatoren e “Top Channel”, Luana Vjollcën. përndjekur një shtetase”, tha në njoftimin zyrtar Policia e Tiranës.