Gjykata e Apelit për Krime të Rënda la të pa ndryshuar masën e sigurisë “ arrest shtëpie ” për ish deputetin e partisë socialiste Arben Ndoka. Ndoka u arrestua tetorin e kaluar gjatë operacionit “Volvo 4” me akuzat e falsifikimit te dokumentave dhe tjetersim te pronës. Ai kërkoi nje masë më të lehte sigurie si ajo e “ detyrimit të parqaitjes ” por që u refuzua nga gjykata.
Mbi të rëndojnë akuzat “falsifikimi i dokumenteve”, “falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash”.