INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U bashkua me bashkëshortin, por Adrola Dushi na zbuloi dhe mamin e dytë të djalit të saj Troi! Të gjithë e njihni! [FOTO]

U bashkua me bashkëshortin, por Adrola Dushi na zbuloi dhe mamin e dytë të djalit të saj Troi! Të gjithë e njihni! [FOTO]

Publikuar më: 19:45 27-11-2018

Një vit më parë bëri bujë të madhe në media divorci i modeles së njohur shqiptare, Adrola Dushit, me ish-bashkëshortin Adis Patushin. Ata janë prindër të vogëlushit Troi dhe kur vjen fjala për të voglin, Adrola ka pranuar se ajo dhe Adisi janë gjithmonë së bashku.

Para dy ditësh, modelja ka treguar nëpërmjet një postimi në Instagram se Troi mbushte plot 5-vjeç dhe ajo ka udhëtuar në Paris me djalin për të festuar.

Adrola shkroi për të birin një urim të ndjerë, që preku zemrat e të gjithëve, mirëpo Adisi ka publikuar në Instastory, ku tregon se ai gjithashtu ndodhej në Paris për ditëlindjen e djalit të tij. Mesa duket, ata kanë vendosur të udhëtojnë së bashku, në mënyrë që Troit të mos i mungojë asnjë nga prindërit në ditëlindjen e tij.

Por ata nuk kanë qenë vetëm, pasi në Paris ishte e pranishme edhe shoqja e ngushtë e Adrolës, Kristina Baki. Edhe kjo e fundit, ashtu si Adrola i ka bërë një urim shumë të bukur vogëlushit Troi duke i thënë fjalët më të ëmbla të mundshme.

Por na habiti komenti i Adrolës, e cila u prek nga këto fjalë të bukura dhe bëri një koment ku shkoi: “Tani duhet të postoj videon që Troi thotë unë kam dy mama, ele mamin ele Kristinën”.

Siç duket marrëdhënia e tyre është aq e fortë saqë Troi e konsideron modelen Kristina Baki si nënë.

det.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0043468475341797