INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U bë baba në moshë 22-vjeçare, moderatori shqiptar rrëfen se tashmë është ndarë nga partnerja [FOTO]

U bë baba në moshë 22-vjeçare, moderatori shqiptar rrëfen se tashmë është ndarë nga partnerja [FOTO]

Publikuar më: 12:16 15-01-2020

I ftuar tek “Rudina” ka qenë moderatori i njohur kosovar, Meriton Mjekiqi. Dy vite më parë, kur ishte vetëm 22-vjeç, Meritoni u bë baba për herë të parë. Moderatori rrëfeu se ai dhe nëna e djalit janë ndarë dhe ajo jeton në Austri me vogëlushin. Ai zbuloi gjithashtu se ata kanë një marrëdhënie të mirë dhe nuk kanë asnjë problem me njëri-tjetrin.

“S’kemi bërë asnjëherë martesë me Egestën. Në fakt si djalë i ri, që dashurohet, ditët e rinisë tonë. Jam njohur dhe kemi patur një lidhje të gjatë, si rrjedhë e dashurisë tonë ka ardhur edhe virtyti jonë më i bukur në jetë Loari. Ka vazhduar, një kohë kemi qenë bashkë, por kështu, tani Loari qëndron me mamin e tij”, shprehet Meritoni. Më tej ai shton: “Jo s’jemi bashkë. Egesta jeton me Loarin në Austri, e ka të drejtën e djalit, normal si çdo nënë për ta mbajtur, ndërsa unë jetoj në Prishtinë. Kohë pas kohe, mundohem të udhëtoj dhe të jem pranë Loarit normal. Raportet tona për djalin janë të mira, s’kemi diçka që na pengon në këtë mes, jemi të lumtur që e kemi pjesë tonën. Dhe kështu vazhdon jeta. E respektoj shumë. Egesta i kushtohet shumë Loarit, i përkushtohet çdo moment, i qëndron pranë”.

144-600x312.jpg

Article Logic
Execution time: 0.002007007598877