INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U bë fiks si Jennifer Lopez, Luana Vjollca tërheq vëmendjen e mediave të huaja, ja ç’shkruajnë për të!

U bë fiks si Jennifer Lopez, Luana Vjollca tërheq vëmendjen e mediave të huaja, ja ç’shkruajnë për të!

Publikuar më: 19:31 01-11-2020

Mbrëmjen e djeshme, moderatorja Luana Vjollca mori të gjithë vëmendjen në programin "Shiko kush luan". Ajo u shfaq e veshur dhe e lyer njëjtë si këngëtarja me famë botërore, Jennifer Lopez. Për këtë look, Luana shpenzoi plot 10.650 euro, përfshirë fustani dhe këpucët. Me paraqitjen e saj, moderatorja ka tërhequr dhe vëmendjen e mediave të huaja. Një revistë në Azerbajxhan i ka kushtuar një artikull maskimit të saj për "Halloween".

Ka qenë vetë Luana që e ka vënë re këtë gjë dhe ka mbetur totalisht e surprizuar.

“Magazin e cilit shtet është kjo dhe çfarë kanë shkruar”, ka shkruar moderatorja në një postim.

Për ta sqaruar, revista në fjalë shprehet: “Fotografia e modeles me një fustan jeshil Versace tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Megjithatë, përpara Luanës, këngëtarja me famë boëtrore Jennifer Lopez veshi për herë të parë fustanin ikonë Versace në vitin 2000 për çmimet Grammy. Jennifer ndryshoi fustanin dhe u shfaq sërish pas 20 vitesh në sfilatën e Milan Fashion Week”.

Article Logic
Execution time: 0.0019209384918213