Një nga konkurrentët më të komentuar të “Përputhen” është Atdhe Xheravina, i cili është midis Sindit dhe Melisës momentalisht. Atdheu është 27 vjeç nga Gjakova dhe prej disa vitesh ai ka jetuar në vende të ndryshme të Evropës, ku ka punuar në ndërtim. Por Atdheu nuk është një figurë e panjohur për publikun. Ai ka qenë pjesëmarrës në “Top Model Kosova 1”, ku ka qenë një nga më të preferuarit dhe i shumëkërkuar për reklama.